DALIN SHIFRAT: Sa ka fituar Tayna, këngëtarja më e dëgjuar shqiptare gjatë verës

Me 3.8 milion dëgjues mujor dhe një rritje të jashtëzakonshme prej +300 mijë dëgjuesish brenda vetëm një muaji, Tayna është shpallur zyrtarisht artistja më e dëgjuar dhe më e paguar shqiptare në Spotify për gushtin. Renditja e publikuar nga gazetari Burim Pacolli e vendos atë në krye, duke lënë pas Noizyn, Azetin, Dhurata Dorën, Butrint Imerin e shumë të tjerë. Diferenca është e qartë: Tayna është në një nivel tjetër.

Një fenomen që nuk njeh kufij

Prej kohësh, Tayna ka kaluar kufijtë e tregut shqiptar. Projektet e saj janë shpërndarë globalisht, duke e bërë atë një zë të fuqishëm të muzikës urbane në arenën ndërkombëtare. Publiku i saj nuk është më vetëm shqiptar – dëgjuesit e saj janë të shpërndarë në Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA e deri në Amerikën Latine, duke dëshmuar se muzika e saj është universale dhe prek audienca nga kultura të ndryshme.

Këngë që shpërthejnë në festivalet më të mëdha botërore

Ajo që e dallon më shumë Taynën është fakti që këngët e saj kanë shpërthyer ndërkombëtarisht, duke u bërë pjesë e playlisteve të DJ-ve më të famshëm të botës. Nga Ibiza tek Tomorrowland, nga skenat europiane e deri në klubet më elitare të Nju Jorkut e Londrës, hitet e saj janë shndërruar në himne që ndezin publikun. Nuk është rastësi që emri i saj përmendet shpesh krahas artistëve globalë – sepse muzika e saj tashmë është pjesë e rrjedhës kryesore të festave botërore.

Mbretëresha e gjeneratës së re

Tayna nuk është thjesht një artiste që publikon hite – ajo është kthyer në një simbol të fuqisë dhe guximit femëror. Stili i saj urban, energjia në skenë dhe identiteti i fortë e kanë bërë një ikonë të gjeneratës së re. Ajo ka thyer tabutë, ka ngritur standarde dhe ka treguar se një artiste shqiptare mund të arrijë suksese botërore pa humbur autenticitetin.

Numrat s’rrejnë, por as publiku

Sot, Tayna nuk matet më me artistët shqiptarë. Ajo është vendosur në një ligë krejt tjetër, aty ku matet me standardet ndërkombëtare. Fakti që projektet e saj luajnë në skenat më të mëdha të botës dhe dëgjohen nga miliona çdo muaj është dëshmi e qartë se karriera e saj është në një trajektore globale.