Moderatorja shqiptare Ola Bruko ka komentuar së fundmi videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku ish-CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u pa i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota gjatë një koncerti në Boston.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bruko shkroi: “Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë. Ka Zot, vonon por nuk harron! Kështu do përfundoni të gjithë ju që s’e keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift…”.
Ky reagim i saj vjen pak kohë pas divorcit, ndërsa tashmë është në një lidhje me këngëtarin Endri Prifti.