Reperi i njohur Mozzik ka ndarë sot një moment tejet emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi me Kadri Veselin, ish-kryetarin e PDK-së, i cili aktualisht po gjykohet në Hag
Mozzik ka treguar disa histori prekëse nga takimi me Veselin, përfshirë momentin kur e vizitoi në Hagë për t’i shprehur ngushëllimet për humbjen e prindërve të tij, shkruan IndeksOnline.
“Në Hagë, mes katër muresh, kur i shpreha ngushëllime për prindërit e ndjerë, më tha me dhembje burrash: ‘Vallai, shprehi ngushëllime vllaznive t’mi e familjes, se nuk e di a kam mujt me iu nejt gati shumë…’”, ka shkruar Mozzik, duke treguar dhe një tjetër detaj të rëndë që ia tha Veseli:
“More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq.”
Reperi shton se për të, në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë koment politik lidhur me këtë çështje.
Mozzik e ka përmbyllur postimin e tij me mesazhe solidariteti për të gjithë të akuzuarit në Hagë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.