Emocionuese dhe e rrallë! 10 mamitë e spitalit të njohur shqiptar shtatzënë në të njëjtën kohë!

Një lajm i veçantë është ndarë nga faqja zyrtare e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, duke sjellë emocion dhe gëzim tek stafi dhe të gjithë ndjekësit.

Në postim theksohet se 10 mami të këtij institucioni, të cilat çdo ditë janë në shërbim të nënave dhe foshnjave me përkushtim maksimal, sot mbajnë mbi supe edhe një përgjegjësi më të madhe: jetën që po zhvillohet brenda tyre.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre.

Ne SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre.

Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!” – shkruhet në njoftim.

Ky është një moment i rrallë dhe i veçantë, ku profesionistet që çdo ditë ndihmojnë në ardhjen në jetë të foshnjave, po përjetojnë personalisht bekimin më të madh të jetës: të qenit nëna.