Pas protestave të forta, populli i Nepalit zgjedh kryeministrin e ri në mënyrën më të çuditshme të mundshme!

Protestat masive të gjeneratës së re në Nepal, të nxitura nga korrupsioni, papunësia dhe bllokimi i rrjeteve sociale, sollën rrëzimin e kryeministrit K.P. Sharma Oli dhe shkatërrime të shumta në institucione.

Pas dorëheqjes së tij, u caktua një qeveri e përkohshme me Sushila Karki si kryeministre, duke e bërë atë gruan e parë në historinë e vendit që mban këtë post.

Raportimet thonë se të rinjtë protestues, përdorën platformat “Discord” dhe “Instagram” për të votuar Sushila Karki si udhëheqëse e përkohshme.

Sushila Karki, ish-Kryegjyqtare e Gjykatës Supreme, është e njohur për qëndrimet e saj kundër korrupsionit dhe do të drejtojë qeverinë derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 5 mars 2026.

Ngjarja shihet si një pikë kthese në politikën nepaleze, duke treguar ndikimin e brezit të ri dhe mënyrën e pazakontë se si teknologjia po ndërthuret me vendimmarrjen politike.