Euro në minimum e saj historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri rënieje duke u këmbyer me vetëm 97 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, monedha europiane është zhvlerësuar me 2.6 për qind.

Gjatë vitit 2025, euro ka pasur luhatje të vazhdueshme, por gjithnjë me prirje të rënëse. Nga mbi 100 lekë në janar, ajo ka zbritur gradualisht deri në 97 lekë në shtator.

Kjo do të thotë se brenda vetëm tetë muajve të parë të vitit, zhvlerësimi i euros ka arritur rreth 3 për qind.

Një prej faktorëve kryesorë lidhet me ofertën e lartë të valutës në tregun vendas.

Vetëm në periudhën janar–gusht, mbi 500 milionë euro janë futur në qarkullim nga prurjet e turistëve dhe remitancat e emigrantëve.

Një lek i fortë ka pasoja të dyfishta në ekonomi: dëmton bizneset importuese, të cilat përballen me kosto më të larta, por nga ana tjetër rrit fuqinë blerëse të qytetarëve për mallrat vendase.

Një tjetër efekt pozitiv është ulja e inflacionit të importuar, duke ndikuar në stabilitetin e çmimeve për konsumatorin.

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se ecuria e mëtejshme e kursit të këmbimit do të varet nga flukset valutore që priten në muajt e ardhshëm.

Ata shtojnë se ekuilibrat e tregtisë së jashtme do të jenë vendimtarë për forcën e mëtejshme të lekut ose rikthimin e një stabilizimi të euros.

Tendenca aktuale ka hapur diskutime mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të monedhës vendase përballë euros.

Në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë me masa për të frenuar forcimin e mëtejshëm të lekut.