Doktorët reagojnë pasi Trumpi tha se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm

Deklarata e Donald Trump se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna lidhet me rritjen e rasteve të autizmit ka sjellë reagime të menjëhershme nga mjekët dhe organizatat shëndetësore.

Së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., Trump tha se përdorimi i “Tylenol”-it gjatë shtatzënisë duhet të kufizohet, duke e cilësuar si një faktor të rrezikshëm për autizmin tek fëmijët.

Por Shoqata Amerikane e Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e quajtur “pa mbështetje shkencore” dhe paralajmëroi se deklarata të tilla mund të frikësojnë gratë shtatzëna.

Edhe kompania prodhuese Kenvue reagoi duke thënë se nuk ka prova që paracetamoli shkakton autizëm, ndërsa OBSH theksoi se studimet mbi këtë temë janë të paqëndrueshme dhe pa konsensus shkencor.

Senatori republikan Bill Cassidy, vetë mjek, deklaroi se “shumica e provave nuk mbështesin një lidhje të tillë” dhe kërkoi transparencë për të dhënat mbi të cilat po bazohen pretendimet e Trump-it.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se paracetamoli gjatë shtatzënisë duhet të përdoret vetëm kur është i domosdoshëm, në doza të ulëta dhe për periudha të shkurtra, gjithmonë me këshillën e mjekut.