Rama u tall me Trumpin, njerëzit e presidentit amerikan i përgjigjen me FOTO-n ‘B0MBË’: “Erdhi radha të burgoset?”

Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes botërore pas batutave tallëse që i bëri Presidentit Donald Trump në një takim politik në Danimarkë, ku vuri në lojë gafën e tij për luftën midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Kjo tallje ka nxitur një reagim të fortë nga njerëzit e afërt të Trump-it, të cilët i kanë dërguar Ramës një mesazh të qartë.

Reagimi erdhi përmes një postimi të ekspertit politik amerikan, George Papadopoulos, ish-këshilltar i Trump, i cili shpërndau një fotografi të Edi Ramës me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. McGonigal, i cili është aktualisht i burgosur, ishte i implikuar në hetimin kundër Trump-it.

Papadopoulos, duke i kujtuar Ramës fatin e McGonigal, shkroi: “Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”.

Kjo përplasje u analizua edhe nga analisti shqiptar, Andi Bushati, i cili shpjegoi se fotoja u nxor si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Ramës, me qëllim që t’i kujtohej kryeministrit lidhja e tij me McGonigal.

Bushati theksoi se njerëz shumë pranë Trump-it “nuk ja kanë harruar Ramës të gjitha ato që ka bërë, dhe dosjet e tij mbahen në një sirtar”.