“Koha po mbaron” – Reuters raporton ultimatum të SHBA për Ukrainën, deri të enjten

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kërcënuar Ukrainën me ndërprerjen të furnizimit me armë dhe bashkëpunimit të inteligjencës – formë për ta detyruar Kievin të pranojë kornizën e një marrëveshje paqeje, sipas dy burimeve të pavarura të njohura me situatën, shkruan reuters.

Burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti, pohojnë se Kievi është nën presion më të madh nga Uashingtoni sesa në çdo negociatë të mëparshme paqeje dhe se SHBA dëshiron që Ukraina të nënshkruajë marrëveshjen kornizë deri të enjten e ardhshme.

“Ata duan ta ndalin luftën dhe duan që Ukraina të paguajë çmimin”, tha një prej burimeve.

Kujtojmë se një delegacion i lartë i zyrtarëve ushtarakë amerikanë u takua me presidentin, Volodymyr Zelensky në Kiev të enjten për të diskutuar rrugën drejt paqes.

Ambasadori amerikan në Ukrainë dhe shefi i marrëdhënieve me publikun i ushtrisë, i cili udhëtoi me delegacionin, e përshkruan takimin si të suksesshëm, duke shtuar se Uashingtoni po kërkon një “afat agresiv kohor” për nënshkrimin e dokumentit midis SHBA-së dhe Ukrainës.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas tashmë kanë konfirmuar se kanë pranuar në plan të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.