Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Kosova 4” nuk solli vetëm incidente të sikletshme apo debate të ashpra, por edhe momente romantike.
Linda Rei është surprizuar në mënyrën më të bukur të mundshme me rastin e përvjetorit të lidhjes së saj.
Partneri i saj, të cilin publiku kishte kuriozitet ta shihte, u shfaq për herë të parë përmes një videomesazhi emocionues në ekranin e shtëpisë.
Në klipin e transmetuar, çifti shfaqej në momente të lumtura, duke u puthur dhe duke qeshur, ndërsa djaloshi i dedikoi fjalë zemre.
Surpriza u kompletua me një buqetë gjigante me lule që mbërriti fizikisht në shtëpi, duke e përlotur banoren.
Ky moment zbuloi kështu zyrtarisht portretin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën Lindës, duke shuar kureshtjen e gjatë të ndjekësve të saj.
