Balina Bodinaku zbulon të vërtetën: për shkak të Big Brother VIP, “partneri për 2 muaj nuk më…”

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku, ka zbuluar për herë të parë një prapaskenë nga jeta e saj private, duke treguar se pjesëmarrja në formatin e famshëm solli probleme në marrëdhënien me bashkëshortin e saj.

E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Balina rrëfeu se partneri i saj, Andi, nuk ishte dakord që ajo të bëhej pjesë e atij spektakli, gjë që shkaktoi një heshtje të gjatë mes tyre në shtëpi.

Ajo u shpreh hapur: “Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro, nja dy muaj nuk kemi folur. Ishte çështje kokëfortësie, nuk kishte betejë, por kokëfortësi.”

Përveç tensionit në çift, Balina tregoi se ajo periudhë ishte e ngarkuar edhe me probleme shëndetësore, duke e përshkruar si një kohë kur duhet të: ‘dil nga spitali dhe shko në BBVA’.

Ajo shtoi: “Ishte i vështirë, eksperiencë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë që nuk i thoja dot jo, gjërat ndryshe. Kishte vështirësitë e veta, tek të gjithë ndihej ajo ngarkesa e gjësë së re.”

Ky rrëfim tregon anën e panjohur të eksperiencës së saj si opinioniste, ku përballja nuk ishte vetëm me banorët, por edhe me sfidat personale dhe familjare.