Shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 18-vjeçarja, gjykata merr vendim për Arbër Xhaxhajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj i cili bëri aksident dy ditë më parë në Urën e Dajlanit.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë pasagjerja 18-vjeçare Vikena Greku.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:15, të së enjtes. 26-vjeçari dhe viktima 18-vjeçare, udhëtonin me një makinë BMW, dyshohet me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ata u përplasën fillimisht me trafikndarësen e më pas makina ra nga ura duke përfunduar në një dyqan lulesh, duke plagosur rojen dhe një tjetër person.