Një video e publikuar së fundmi e Big Brother VIP Kosova 4 ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u bërë virale brenda pak orësh dhe duke nxitur reagime të shumta nga publiku.
Pamjet në fjalë kanë hapur diskutime të gjera rreth transparencës së formatit dhe respektimit të rregullave brenda shtëpisë më të famshme.
Në video shihet banorja Dolce në shoqërinë e Limit, teksa në sfond dëgjohet qartë një tingull që ngjan me dridhjen e një telefoni celular. Pikërisht në atë moment, nga regjia dëgjohet thirrja e përsëritur dhe me ton urgjent: “Dolce, kujdes mikrofonin, Dolce, kujdes mikrofonin”, gjë që ka ngritur menjëherë dyshime jo vetëm te publiku, por edhe te disa nga banorët e tjerë brenda shtëpisë, të cilët duket se e vërejnë situatën e pazakontë.
Urgjenca e reagimit nga regjia dhe insistimi për mikrofonin kanë shtuar spekulimet se diçka e papritur ka ndodhur, duke bërë që shumë ndjekës të pyesin se çfarë fshihej pas këtij momenti.
Ngjarja ka hedhur dyshime mbi transparencën e programit, pasi mbajtja e telefonit celular në shtëpinë e Big Brother VIP është një rregull strikt, i cili nuk duhet të shkelet nga asnjë banor. Sipas rregullores së formatit, çdo formë komunikimi me botën e jashtme përmes pajisjeve elektronike është rreptësisht e ndaluar.