Ouu.. Kodi i ri Penal: Burg nëse bën s*ks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Një draft i ri i Kodit Penal, i cili qarkullon që prej verës së vitit 2025 dhe pritet të miratohet në Parlament, ka ngjallur habi dhe debate të forta për shkak të ashpërsimit të masave, por veçanërisht për një nen specifik.

Bëhet fjalë për Nenin 108/b, i cili parashikon dënim me burg për ata që organizojnë udhëtime ku kryhen marrëdhënie intime, pavarësisht nëse kjo bëhet kundrejt pagesës apo jo.

Çfarë thotë ligji?

Drafti nënvizon se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin për qëllime fitimi (si prostitucioni), por edhe për ata që nuk marrin asgjë në këmbim.

“Neni 108/b – Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo… pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”

Interpretimi që tremb udhëtarët

Ajo që e bën këtë nen të konsiderohet “i çuditshëm” dhe problematik është rrezja e gjerë e veprimit. Me një shembull konkret: nëse ti organizon një udhëtim turistik dhe fton një mik/mikeshe, dhe ndodh që i ftuari të kryejë marrëdhënie intime me dikë në vendin ku keni udhëtuar (qoftë edhe me pëlqim të plotë), sipas këtij formulimi rrezikon të dënohesh me burg si organizator.

Ligji specifikon se kjo vlen edhe nëse në vendin ku udhëtoni, akti në fjalë është i ligjshëm.
Konteksti i ndryshimeve

Këto ndryshime vijnë në kuadër të një pakete që synon ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale. Për herë të parë kriminalizohet përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit dhe zgjerohet lufta kundër shfrytëzimit të prostitucionit.

Megjithatë, pika për “turizmin seksual” dhe mënyra e formulimit pritet të shkaktojë shumë diskutime para miratimit përfundimtar.