Vjosa Osmani drejt MANDATIT TË DYTË? Flet djali i Ibrahim Rugovës, jep sinjalin e fortë

Ukë Rugova nga LDK-ja e ka cilësuar presidenten Vjosa Osmanin si rugoviste.

Në një prononcim për Reporteri.net, Rugova ka thënë se sa i përket votës për të si presidente, këtë do e shohim kur të vjen koha, por ai dha sinjale të qarta për votë PRO.

“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, ka thëni.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova.