Çmimi që po komentohet: Sa para kushtoi ‘Boli’, dhurata e Mateos për Brikenën

Mbrëmja romantike e organizuar nga Mateo për Brikenën nuk u shënua vetëm nga mesazhi me dron dhe emocioni i momentit, por edhe nga dhurata që mori gjithë vëmendjen e publikut: një arush gjigant pellushi, të cilin Brikena e pagëzoi menjëherë me emrin “Boli”.

Por përtej romantizmit, pyetja që ngrihet menjëherë: Sa kushtoi në të vërtetë “Boli”?

Sipas çmimeve që gjenden aktualisht në tregun shqiptar, arusha pellushi të përmasave rreth 150 cm, si ai që u pa në surprizën e Mateos, shiten mesatarisht nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë, në varësi të cilësisë dhe dyqanit.

Madje, një model afërsisht identik me përmasat dhe pamjen e arushit që Mateo i dhuroi Brikenës, ofrohet online për rreth 9,000 lekë apo 93.16 Euro.

“Boli” u kthye menjëherë në yllin e mbrëmjes, duke u bërë pjesë e momentit më të përfolur të natës dhe duke shtuar edhe më shumë dozën e romantizmit mes Mateos dhe Brikenës