E BUJSHME: Pas vitesh heshtje, Unikkatili gati për goditjen e madhe? Detaji që nuk lë vend për dyshime!

Unikkatili është pa dyshim një nga emrat më legjendarë të rep-it shqiptar. Si një personazh mjaft misterioz, ai shumë rrallë ka qenë pjesë e shtypit rozë. Kjo për shkak që nuk ka vazhduar të jetë aktiv në muzikë, e aq më pak e estradës.

Në vitin 1992, pra rreth 33 vite më parë, reperi kishte publikuar këngën e tij të parë “Zinxhirt që s’kupten”. Më pas, 4 vite më vonë, ai dhe familja e tij u shpërngulën në Bronks të shtetit të New York-ut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që nga atëherë, jeta e tij vazhdoi atje.

Reperi ka publikuar edhe këngë dhe albume të tjera, të cilat gjithmonë dëgjoheshin kudo. Albumi i tij i fundit ishte “Kanuni Katilit”.

Së fundmi, sidomos në rrjetin social TikTok, fansat dhe ndjekësit e tij aluduan për një rikthim të mundshëm të Viktorit (emri i vërtetë i Unikkatilit) në muzikë, përmes një fotografie të tij në studio.

Mbetet të shihet në të ardhmen nëse Viktori do të rikthehet në muzikë!