“Është befasuese për të gjithë..” Ja çka tha Tramp pë herë të parë në letrën e urimit të Pavarësisë së Kosovës

Në vigjilje të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urimin nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas avokatit Taulant Hodaj, letra e publikuar nga Presidenca dallon nga urimet e mëparshme për shkak të një fjale kyçe që përmend integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Hodaj tha se kjo nuk ishte përmendur nga administratat e mëparshme amerikane.

“Është befasuese për të gjithë që kur krahasojmë letrën e këtij viti me ato të mëparshme, presidenti Trump asnjëherë nuk ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi,” deklaroi Hodaj.