EKSKLUZIVE: Çfarë i “pëshpëritën” Trumpit? Zbulohet kërkesa e Osmanit dhe Ramës pas mbledhjes në Uashington

Në përfundim të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, presidenti Donald Trump pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Burime të mirëinformuara brenda zyres së presidentes Osmani kanë bërë me dije se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë kërkuar presidentit amerikan Trump që administrata e tij të reagojë dhe ta mbikqyrë procesin e gjykimit të katërshes së UÇK-së në Hagë, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë transparente dhe vendimet të merren konform fakteve dhe ligjeve.

Kërkesa e tyre, sipas burimeve, thuhet se u mirëpritë nga presidenti Trump që i ka premtuar dyshes se do të angazhohet për këtë çështje.