MBANI FRYMËN/ Me të pasmet në plan të parë, futbollistja shqiptare ‘ngushëllon’ Kosovën pasi nuk u kualifikua në Botëror

Një nga emrat më të përfolur të momentit në futbollin e vajzave shqiptare, Angela Nika, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim që ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

E njohur për talentin e saj në fushë si mbrojtëse e KF Teuta, Angela Nika po ndërton paralelisht edhe një profil të fortë si figurë publike në rrjetet sociale, ku ndiqet nga një numër i madh fansash. Me mbi 130 mijë ndjekës në Instagram, ajo konsiderohet një nga sportistet më influencuese shqiptare të momentit.

Së fundmi, ajo publikoi një mesazh mbështetës për Kosovën, pas dështimit për t’u kualifikuar në një kompeticion madhor ndërkombëtar. “Krenare me ju”, shkroi Nika në postimin e saj, duke e shoqëruar me elemente simbolike si shqiponja me duar dhe muzikë.