Pas gjithë zhurmës, Monika Lubonja thyen heshtjen – Tozaj tregon bisedën mes tyre

Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, duke zbuluar këtë herë se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Monika Lubonja.

Gjatë një daljeje në Klan Kosova, Tozaj pretendoi se aktorja e ka telefonuar gjatë ditës së sotme dhe se mes tyre është zhvilluar një bisedë pikërisht për emrat e personave të përfolur në lidhje me materialet.

“Sot, Monika Lubonja më merr dhe më thotë: ‘Pse nuk i thua ti emrat e tjerë, por ke thënë vetëm këto emra?’”, deklaroi Tozaj, duke treguar versionin e tij të bisedës.

Gazetari më pas e komentoi telefonatën, duke kritikuar atë që, sipas tij, duhet të ishte shqetësimi kryesor pas publikimit të videove.

“Domethënë, këtu nuk shkojnë njerëzit të bashkëpunojnë me policinë dhe ta arrestojnë atë tipin që i ka filmuar dhe publikuar, por çohet gruaja e huaj dhe s’ka hallin e vet, por ka hallin pse nuk i publikon emrat e tjerë”, u shpreh ai.