Pas videove që tronditen showbizin, Aurela Gaçe merr vendimin e fortë

Aurela Gace ka reaguar pasi emri i saj është përfolur si pjesë e videove intime që po qarkullojnë në rrjet ditët e fundit.

Ajo deklaron se nuk është pjesë e asnjë prej atyre videove, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje!

Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë:

Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.

Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.

Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.