Berisha dhe 15 emra në kallëzim/ SPAK merr vendimin që do u befasojë të gjithëve

SPAK ka pezulluar hetimet mbi kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë për vrasjet e katër vëllezërve Haklaj: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli.

Vendimi u mor nga prokurorja Elida Kaçkini pas disa veprimeve hetimore dhe marrjes në pyetje të personave të ndryshëm. Materialet janë dërguar pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera për veprime të mëtejshme dhe sigurimin e provave.

Familja Haklaj e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar vijimin e hetimeve. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Në kallëzimin e korrikut 2021, familja akuzon Berishën se ka urdhëruar vrasjet, ndërsa 15 personat e tjerë i akuzon si pjesëtarë të një grupi të armatosur dhe organizate kriminale që vepronte nën urdhrat e tij.

Shkëlqim Haklaj u vra më 5 janar 1998, Halili më 4 gusht 1999, Fatmiri më 4 nëntor 1999 dhe Ylli më 3 dhjetor 2000, gjatë periudhës së përplasjeve të armatosura në Tropojë.