“Nuk mund të vazhdojë sikur asgjë s’ka ndodhur”, Ja çfarë po thuhet për Këngën Magjike

“Kënga Magjike” nuk mund të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Situata rreth Adi Hilës, prej vitesh i lidhur me festivalin, kërkon një debat për standardet dhe përgjegjësinë në industrinë muzikore.

Ardit Gjebrea dhe TV Klan nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet personale të një individi, por si promovues të kësaj industrie i detyrohen publikut një qëndrim të qartë. Një përgjigje si “nuk kishim dijeni” nuk mjafton.

Nëse hetimet konfirmojnë shkelje ndaj personave të përfshirë, çështja prek privatësinë dhe dinjitetin e tyre. Përpara duartrokitjeve të radhës, duhet dëgjuar zëri i atyre që pretendojnë se janë dëmtuar. Një kërkim faljeje do të ishte shenjë përgjegjësie.