Tri lëndë penale të lidhura me rastin e Arlinda Zekajt
janë transferuar nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës, me vendim të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi. Sipas njoftimit, synohet trajtim efikas, objektiv dhe i paanshëm.
Zyra e Kryeprokurorit po shqyrton edhe veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale, përfshirë vendimet, vlerësimin e rrezikut dhe masat për mbrojtjen e Arlindës. Vlerësimi do të mbështetet në fakte, dokumentacion dhe prova, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.
“Nëse evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse”, thuhet në njoftim.