Pasi Bejta hoqi syzet në BBVK, menaxhmenti zbulon çfarë fshihej pas vendimit

Daors Bejta hoqi syzet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa menjëherë pas këtij momenti menaxhmenti publikoi këngën “Dera”. Ekipi i artistit sqaroi në Instagram:

“Heqja e syzeve të Bejtës ka qenë e pashmangshme: ajo që nuk dihej ishte momenti kur do te ndodhte”.

“Menaxhmenti i tij jashtë shtëpisë së Big Brother kishte planifikuar që kurdo që Bejta të hiqte syzet, të lansohej edhe ‘Dera’. Pikërisht për këtë arsye edhe videoklipi ishte xhiruar paraprakisht pa syze”.

Sipas ekipit, “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors”, të cilën artisti e kishte ruajtur për në fund për shkak të domethënies së saj shumë personale.