Dhëndri largohet ditën e dasmës/ Nusja merr vendimin e pabesueshëm dhe martohet me babain e tij

Një nuse në Indonezi u martua me babanë e dhëndrit pasi ky i fundit u largua pa dhënë shpjegime ditën e dasmës. Ngjarja ndodhi më 29 gusht 2023 në fshatin Jikotamo, në Halmaherën Jugore.

Sipas Wisto Ahmadit, vëllait të nuses, të ftuarit kishin mbërritur kur familja e dhëndrit njoftoi se i riu nuk gjendej. Përgatitjet për dasmën kishin kushtuar rreth 25 milionë rupi indoneziane, ose afro 1 700 dollarë në atë kohë.

Për të shmangur anulimin e ceremonisë, babai i dhëndrit zuri vendin e të birit. Pamjet e martesës u shpërndanë në rrjetet sociale.