Bardhi e shau me familje, vjen reagimi i nënës së Labinot Rexhës – i bën këtë kërkesë këngëtarit

Labinot Rexha ka reaguar përmes një videoje në Instagram pas komentit fyes të Bardhit, që përfshinte edhe familjen e tij. Ai sqaroi se deklaratat për këngëtarin dhe Sara Gjordenin erdhën pas një pyetjeje në radio për çiftet që krijohen në reality show.

Rexha tha se nuk u beson lidhjeve të krijuara në këto formate, por vazhdon ta konsiderojë Bardhin një djalë të mirë. Ai shprehu gjithashtu mendimin se lidhja me Sarën ka ndikuar shumë në karrierën e artistit.

Duke përmendur edhe menaxherin e këngëtarit, Rexha pretendoi se në fillimet e karrierës së Bardhit u ishte kërkuar një shumë e konsiderueshme parash për ta mbështetur atë.

Në fund, pavarësisht përplasjes, Labinoti me familje e ftoi Bardhin të takohen sërish dhe të falin namazin bashkë me familjen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e pajtimit.