“Cila video është e preferuara juaj?”/ Bia Khalifa shperthen pas skandalit të Adrian Hilës

Bia Khalifa, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka reaguar në InstaStory pas qarkullimit të videove të lidhura me Adrian Hilën, duke iu përgjigjur personave që, sipas saj, e kanë gjykuar për moralin.

“Për ata që me muaj më kanë thënë: S’na duhen çika si ti në Shqipëri, një pyetje e shpejtë; cila prej videove të Adrian Hilës është e preferuara juaj. Për moralin tim keni thënë shumë, ndërkohë unë nuk jam pjesë në asnjërën nga videot”, shkroi ajo.

“Problemi nuk paska qenë kurrë morali im. Thjesht ju duhej dikush për ta gjykuar”, theksoi Bia.

“Gjithsesi, vazhdoni me të njëjtin qëndrim. Morali selektiv është i turpshëm”, shtoi ajo.