Antonela Berisha ka mohuar se është vajza në një video intime me të cilën po lidhet emri i saj, mes diskutimeve për materialet e lidhura me Adrian Hilën.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, shkroi ajo në Instagram.
Për të mbështetur mohimin, Antonela publikoi një foto dhe përmendi dallime në gjatësi, strukturë trupore e nishane, si dhe një unazë martese që, sipas saj, mban vajza në pamje.
“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.
Berisha paralajmëroi se personat dhe faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi.
“Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.
/Prive By LS

