“Jua kam sqaruar 20 herë”, Noizy flet direkt para gjykatës për tritolin që i vuri Laert Haxhiu: Cllevio ka…

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dëshmoi në GJKKO gjatë gjyqit ndaj Laert Haxhiut për shpërthimin në lokalin e tij në qershor 2022, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, tha Noizy.

I pyetur nga prokuroria për funksionin e objektit, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.

“E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, tha ai.

**Prokurori:** E njihni Laert Haxhiun?

**Noizy:** Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

**Gjykata:** Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

**Noizy:** Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

**Avokati:** Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

**Noizy:** Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?