Kërkesa e papritur e Veliajt për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së dhe SPAK-un

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,

ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 14 nëntor 2026. Kërkesën e dërgoi më 10 nëntor nga paraburgimi në Fier, duke iu drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosit, dhe prokurorit të çështjes në SPAK.

Veliaj kërkon të marrë pjesë fizikisht ose, nëse kjo nuk mundësohet, përmes videokonferencës. Ai argumenton se masa “arrest në burg” nuk ia heq automatikisht të drejtat si anëtar i Asamblesë dhe i Kryesisë së PS-së. Në shkresë sqaron se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë.

SPAK-ut i kërkon shqyrtim urgjent dhe koordinim me autoritetet e burgjeve. Nëse nuk mund të marrë pjesë, Veliaj kërkon që qëndrimi i tij me shkrim t’u përcillet anëtarëve të Asamblesë dhe të përfshihet në dokumentacionin e mbledhjes.

Nuk është bërë e ditur nëse kërkesa është miratuar.