Me palestër, sauna dhe 3 tualete, Noizy nxjerr në shitje shtëpinë luksoze (PAMJET EKSKLUZIVE)

Këngëtari Rigels Rajku, i njohu edhe si Noizy ka vendosur të nxjerrë në shitje banesën e tij super luksoze.

Njoftimi që është hedhur në rrjetet sociale nga një agjenci imobiliare, ka habitur jo pak fansa, pasi është ndër rastet e rralla kur një shtëpi e shtrenjtë shitet duke zbuluar edhe pronarin e mëparshëm, që në këtë rast është reperi por edhe biznesmeni i suksesshëm, Noizy.

Apartamenti i Noizyt, është 320 metër katror dhe ka pothuajse çdo gjë.