Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë objektiv si të arritshëm me “punë, sinqeritet dhe përkushtim”.
Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të shtunën, ku u nominua për kryeministër, Kurti tha se rritja e mbështetjes për Vetëvendosjen është e vazhdueshme dhe se, sipas tij, nëse trendi i rritjes vazhdon si në muajt e fundit, partia mund të afrohet me këtë rezultat.
“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.