Pas ndarjes nga Klodi, Elijona nis “epokën e re”: Ja mesazhi që publikoi

Pas konfirmimit të ndarjes nga Klodi, Elijona duket se po e përqendron vëmendjen te vetja dhe te një kapitull i ri në jetën e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga palestra, ku shfaqet duke ushtruar. Krahas fotos, Elijona ka shkruar: “new era, building a better me” – “një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes”.

Ky postim vjen vetëm pak ditë pasi Elijona konfirmoi publikisht se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar. Ajo kishte kërkuar respekt për privatësinë e të dyve, duke thënë se e respekton atë që kanë përjetuar së bashku.

Edhe Klodi ka reaguar pas ndarjes, duke mohuar publikisht pretendimet për tradhti apo keqtrajtim, ndërsa ka thënë se respekti i tij për Elijonën mbetet.