Publikimi dhe qarkullimi i videove intime që pretendohet se përfshijnë personazhe të njohur të showbizit shqiptar vijon të sjellë reagime nga figura publike.
Mes tyre është edhe aktori Florjan Binaj, i cili ka zgjedhur ta zhvendosë vëmendjen nga jeta private e personazheve te çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Binaj ka shpërndarë në Instagram një postim të Genc Sejkos, ku shkruhet:
“Se çfarë bëjnë dy ose tre veta në shtrat nuk më intereson fare. Le të përqendrohemi tek ata që na q**ë ne, duke na vjedhur çdo ditë.”
