Zgjodhi pikërisht 28 Nëntorin për surprizën e madhe/ Xhuliana Nura zbulon emrat e binjakëve

Juliana Nura ka zbuluar më 28 Nëntor emrat e binjakëve të saj,

Troy dhe Kleopatra. Në videon e publikuar në Instagram, ajo shfaqet me veshje tradicionale shqiptare dhe shpjegon se emrat janë frymëzuar nga historia dhe trashëgimia kulturore.

“Kur zgjodha emrat tuaj, fëmijët e mi, nuk kërkova thjesht emra të bukur. Kërkova emra që mbartin histori, forcë, identitet dhe kuptim”, ka shkruar ajo.

Troy lidhet me qytetin e lashtë të Trojës dhe, për Xhulin, simbolizon guximin, qëndresën dhe sakrificën. Ndërsa Kleopatra lidhet me mbretëreshën e njohur të Egjiptit dhe ka kuptimin “lavdia e babait”.