Ministria e Arsimit ka hapur aplikimin për bursën e mobilitetit, që mbështet shpenzimet e udhëtimit të studentëve në Kosovë. Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt Bachelor në institucione publike dhe private të akredituara në vend.
Mbështetja përcaktohet sipas distancës ndërmjet vendbanimit dhe institucionit ku studiojnë:
| Distanca | Bursa mujore |
|—|—|
| Deri në 20 km | 30 euro |
| Nga 21 deri në 50 km | 50 euro |
| Mbi 50 km | 70 euro |
Pagesat llogariten sipas kalendarit akademik dhe transferohen në llogaritë bankare çdo tre muaj.
Aplikimet janë të hapura nga 26 nëntori deri më **10 dhjetor 2026**, përmes [platformës e-Kosova](https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F707), sipas kritereve të thirrjes publike.
Numri i përfituesve dhe data e pagesës së parë nuk janë bërë të ditura.