K’okainë me vlerë 30 milionë paundësh/ Ja kush është shqiptari që mori dënimin e rëndë në Britani (Emri)

Elvis Mula, 38 vjeç, është dënuar me 14 vite e tre muaj burg nga Gjykata e Maidstone në Britaninë e Madhe, për përfshirje në trafikun e 374 kilogramëve kokainë, të vlerësuar në 29.9 milionë paund. Vendimi u dha më 27 nëntor 2026.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Mula drejtonte grupin që do të merrte ngarkesën e hedhur në det nga një anije transporti në ngushticën e Doverit, më 10 nëntor 2024. Autoritetet sekuestruan drogën dhe arrestuan katër personat e përfshirë.

Me 14 vite e tre muaj burg u dënua edhe Wayne Bath. Leonard Steadman mori 13 vite e shtatë muaj, ndërsa Cameron Weedon katër vite burg, pasi pranoi akuzën për nxitje ose lehtësim të veprimtarisë kriminale.

NCA e cilësoi sekuestrimin si një goditje të rëndësishme financiare ndaj rrjetit, që pengoi shpërndarjen e drogës në tregun britanik.