A ishte shkak tradhtia me një mashkull? Elijona FLET PËR HERË TË PARË për ndarjen prej Klodit

Elijona ka konfirmuar për herë të parë se marrëdhënia e saj me Klodin ka marrë fund, pas disa ditësh aludimesh që nisën nga veprimet e dy ish-partnerëve në rrjetet sociale.

Dyshimet u shtuan pasi Klodi dhe Elijona hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa nga profili i saj u zhdukën edhe fotografitë e përbashkëta. Kaq mjaftoi që në rrjet të nisnin versione të ndryshme për arsyet që mund të kishin çuar në ndarje, përfshirë edhe pretendime për një tradhti të mundshme me një mashkull.

Elijona ka vendosur tashmë të thyejë heshtjen, por pa zbuluar një shkak konkret për përfundimin e marrëdhënies.