Doresa ka deklaruar në “Prive By LS” se pas rrëfimit për bullizimin që thotë se përjetoi nëntë vite më parë, ka marrë mesazhe nga këngëtare dhe influencere që i kanë treguar përvoja të ngjashme.
“Unë kam marrë shumë mesazhe, shumë forcë prej shumë këngëtareve, influencereve, edhe ato kanë hequr shumë keq prej kësaj. Mund t’ju them që ka shumë këngëtare më të famshme se unë që kanë hequr shumë keq prej Fatjonës. Këto gjëra nuk i kam ditur, por i kam marrë vesh këto ditë”, është shprehur Doresa.
Në rrëfimin ku përmendi edhe Jonën e BBVK 5, ajo tha se për vite kishte menduar se ishte e vetmja e prekur. Doresa pretendon se ishte përballur me fyerje, akuza denigruese dhe publikim materialesh fyese në një grup në Facebook.