Saimir Korreshi “godet” Luizin aty ku nuk e priste: Ja çfarë ndodhi kur u shfaq Jozefina Topalli

Një lojë me fotografi politikanësh në emisionin “Live me Luizin” e vuri disi në siklet Luiz Ejllin. Mes personazheve që duhej të gjente përmes indicieve të deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, ishte edhe Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së moderatorit.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin, ndërsa deputeti konfirmoi: “Po”.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.