Ia mbajti të fshehtë të gjithë shqiptarëve, kush është vajza e Arjan Currit, teologu zbulon detajet int*me që nuk na e merrte mendja 1.

Arjan Curri ka folur për atësinë dhe jetën private në “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, gjatë një bisede me Ronaldo Sharkën.

“Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka emrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund”, tha ai.

“Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve”, shtoi Curri.

I pyetur për interesimin e vajzës ndaj filozofisë, ai u shpreh:

“E do, e do dhe kishën, e do dhe Zotin. Por ajo është e lirë të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë në jetën e saj, të jetojë ku të dojë, me kë të dojë.

Është hera e parë që e them. Ky 95% e njerëzve sa më shumë t’u hedhësh, aq më shumë duan. Kështu që duhet t’i ruaj edhe nga kjo pjesë. Nuk dua që uria e tyre të jetë pjesa stomak e poshtë, le t’i çojmë drejt mendjes.”

Për mungesën e saj në studio, Curri tha: “Jo, është me nënën e saj”. Ndërsa për pasionet e vajzës u përgjigj: “Nuk do flasim për të tani, se është minorene. Kur të rritet do të vendosë vetë nëse do t’i tregojë gjërat që do.”

Gjatë bisedës, ai e përshkroi martesën si një lidhje me lirinë.

“Unë jam i martuar, me lirinë time. Kam bërë martesë në kishë. Kisha ka dy lloje martesash, ose të martohesh me një grua me të cilën do të bësh fëmijë dhe familje, ose të martohesh me një liri të pamatë dhe të pafund, me të cilën ti je i atashuar.”

“Me lirinë unë jam dhe tani, këtu, në përjetësi. Jam një dashnor i llahtarshëm, një gjuajtës i përjetshëm i lirisë. Dhe aty ku e gjeta martesën me të, e bëra.”

I pyetur për erotizmin mes tij dhe lirisë, Curri tha:

“Patjetër. Zoti një nga cilësitë që ka, është liria dhe erotizëm duhet të ketë mes njeriut dhe Zotit, mes njeriut dhe krijesës, mes njerëzve me njëri-tjetrin. Pra, liria është një dimension që nuk ka as masë, as kufij, as kohë, as hapësirë. Është gati-gati të bërit një me Zotin. Unë këtë martesë e kam bërë dhe i kam qëndruar deri tani besnik. Mund të ndërroj nesër, kur të ndërroj do ta them, por deri tani nuk kam ndërruar akoma.”

Për mundësinë e “tradhtimit” të kësaj lidhjeje, ai u përgjigj: “Mund ta tradhtoja nëse do të gjeja një më të mirë se ajo, deri tani nuk kam gjetur.”

“Nuk besoj se ka. Ka ose liri, ose burg, nuk ka një gjë në mes. Nuk mund të jesh dhe i lirë dhe në burg. Unë e kam gjetur lirinë, jam i martuar me të, në kishë madje.”

Për ceremoninë në kishë, Curri deklaroi: “Patjetër, kishte plot. Që nga Kryepeshkopi, deri te ai që fik dhe ndez qirinjtë. Ishte mamaja ime, miq, kolegë. Kisha veshjen time të martesës dhe u martova në kishë. Më bekoi Kryepeshkopi. Dhe kjo është martesë e përjetshme.”